Butrint Imeri po punon për një album të ri. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, Denis Avdiu në një intervistë për Indeks Online. Ai ka zbuluar se albumi, krahas këngëve solo, do të ketë dhe bashkëpunime, por nuk dihen ende emrat e artistëve.

Pak ditë më parë, këngëtari publikoi në rrjete sociale një pjesë nga kënga e tij më e re. Për këtë projekt menaxheri i tij tha: Këngën “Lule e dashnisë” e kemi publikuar vetëm në Instagram një pjesë të këngës, e kur do të publikohet varet prej rrethanave. Pasi pandemia nuk ka ndikuar vetëm tek ne, por të krejt estrada ka ndikuar goxha, që më ra edhe prodhimi i muzikës”.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtarit u publikua në fund të dhjetorit. Kënga e titulluar “Phantom” u prit shumë mirë nga publiku, duke gjeneruar më shumë se 17 milionë klikime në Youtube

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu