Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Melisa Lleshi është një nga vajzat më të komentuara së fundmi, për lidhjen e mundshme me Andin dhe për projektin e saj, ku shihet protagoniste në fushën e artit, por jo si balerinë, por si këngëtare. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Prive”, ndërsa ka treguar çdo gjë, duke nisur që nga skandali Andi-Tea e deri tek lidhja e saj me Andin. Në fjalën e saj, Melisa tregon se shkaku i largimit nga programi ka qenë ngarkesa emocionale, ndërsa rithekson dhe njëherë se djemtë e programit i sheh më shumë si shok.

Melisa:

U largova sepse isha shumë rëndë, e kam shprehur edhe aty. Ndoshta jam tipi i personit që pavarësisht se mund të duket nga reagimet që kam, që nuk mbaj dhe shpërthej, faktikisht unë mbaj shumë dhe erdhi ajo pika që u zbraza edhe unë, që thashë shiko se sa t’i bëj dëm vetes më shumë… [po iki] dhe nuk është se kisha një interes më shumë se shoqëror me meshkujt aty brenda, thashë le të qetësoj trurin tim dhe të largohem.
Gjithashtu Melisa është pyetur edhe për skandalin, Tea-Beart-Andi dhe në komentin e saj, ajo ka cituar se Andi dhe Tea nuk kanë pasur kurrë dashuri mes tyre.

Gazetari: A ka gjë mes saj dhe Andit?

Melisa: Jo.

Gazetari: A gënjen Melisa?

Melisa: Rrena të bardha, si të gjithë.

Gazetari: Çfarë mendimi ka për “Për’puthen”?

Melisa: Një eksperiencë që e ka rritur Melisën akoma më shumë.

Gazetari: A do të rikthehej?

Melisa: Po.

Gazetari: Po lidhjen Tea-Beart, si e gjykon?

Melisa: Unë kam vetëm diçka për të thënë, kushdo që ka dashuruar arrin të kuptojë që dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë, pastaj arsyet e tjera i dinë ata vetë, nuk e di pse kanë vepruar në atë mënyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu