Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan pak më parë në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan.

Nga burimet raportohet se nuk ka patur problem për ne.Një bombël gazi skrap nga ngjeshja ka shpërthyer e shoqëruar me zjarr.

Shpërthimet e zhurmshme sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut (Kurumi) ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.
Burime bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes.

Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale. Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Pas incidentit në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu