Përgatitën: Eneda Hasa
Andi Kupi

Një ndër godinat kryesore të shëndetësisë ku marrin shërbime qytetarët në Elbasan është ajo e poliklinikës së specialiteteve.
Për shkak të natyrës që mbart ky institucion, edhe fluksi i qytetarëve është i lartë.
Prej kohësh ka pasur kritika ndaj shërbimeve që kryhen aty, sorollatjet e deri tek akuzat për ryshfet.
Gjatë kohëve të fundit poliklinika e specialiteteve ka pësuar një riorganizim me synimin e përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Të intervistuar nga infoelbasani, qytetarët ndajnë opinione të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Kështu disa prej tyre shprehen të kënaqur, se nuk sorollaten dhe se nuk paguajnë nën dorë. Disa të tjerë shprehin edhe pakënaqësi.
Po kështu të ndryshme janë mendimet edhe sa i përket punës së bërë nga qeveria në shëndetësinë në përgjithësi.
Për më shumë le të ndjekim opinionet e qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu