Dorian Kuka është djali i ri i cili iu bashkua ditën e djeshme programit të njohur të përputhjes së çifteve dhe që ndezi menjëherë debat në studio.

Gjithçka filloi për shkak se Doriani komentoi Sarën dhe Jasminën dhe nuk foli për Antonelën dhe Ledianën, ndërsa tha se nuk ka asnjë koment.

Ndërsa Antonela e pyeti Dorjanin për moshën, duke u shprehur se ishte tepër i vogël pasi s’kishte as qime në fytyrë. Dorjani e lidhi këtë fakt me vitin 2021 duke thënë që s’ka lezet një mashkull me qime.

Por një koment i tillë ndezi gjakrat te djemtë e tjerë të cilët e pyetën nëse ‘heqjen e qimeve’ Dorjani e quan emancipim. Por nuk mbaroi me kaq debati mes tyre, pasi kamerat u fikën Eri vazhdoi debatin me Dorjanin dhe kjo i kushtoi rëndë.

Ai është pezulluar nga programi dhe të dielën do ketë më shumë detaje mbi këtë detaj.

Ndërsa Bora Zemani, moderatorja e emisionit tha se nuk dihet çfarë mund të ndodhë me Erin kur Sara kërkoi të ketë takim me të javën tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu