Debati i natës së 7-të të spektaklit Love Story në Tv Klan, i hapur nga ish-konkurrentja Silvana, vijon të jetë aktiv.

Në një intervistë Flavia ka folur për këtë diskutim dhe gjithashtu edhe për postimet e Instagramit nga ana e Silvanës, e cila i konsideroi si “prova”, që Saimiri i ka ftuar vajzat në vilë.

Ajo është shprehur se:

‘Ato nuk janë prova fare. Nuk e di çfarë ka menduar Silvana sepse unë nuk kam folur me asnjeri për këtë temë dhe siç shihej edhe tek biseda kisha thënë që kush është ajo që ka përmendur emrin tim, sepse unë kur kam diçka për të thënë ose nëse kam vënë re diçka në këtë emision që nuk më pëlqen, unë e them hapur. Tek bisedat e tjera dukej qartë që ajo ishte një ftesë nga ana e Saimirit, më shumë si shok ose si me shaka. Dukej shumë qartë që e bëri nga inati, nga zilia.”

Pas kësaj situate të krijuar Silvana ka postuar sërish në Instagram “prova të reja” në lidhje me Flavian.Sipas Silvanës Flavia ka një të dashur jashtë që e pret dhe është femër:

Ndërkohë Flavia ka mohuar direkt akuzat e Silvanës,duke dhënë një shpjegim në InstaStory :”Ajo është vetëm shoqja ime dhe në asnjë moment nuk kemi flirtuar me njëra-tjetrën.”

  Nga Samanta Haka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu