Një tjetër viktimë është shënuar së fundmi në vend. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar nga Tirana.

Ai është gjetur i pajetë në shtëpi. Mësohet se në trupin e 37-vjeçarit janë gjetur plagë me armë zjarri.

Deri më tani dyshohet për vetëvrasje. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Në pak orë në Shqipëri u shënuan tre vrasje, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës. Nuk dihet nëse 37-vjeçari është vrarë.