Jaime Lorente dhe Maria Pedraza, aktorët e njohur që kanë punuar së bashku në serialet e mirënjohura “La Casa de Papel” dhe “Elite”, mendohet të jenë ndarë pas një lidhjeje më shumë se 2-vjeçare.

Çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe burime të ndryshme kanë pohuar lajmin.

Ata kanë fshirë gjithashtu dhe disa nga fotot e lidhjes së tyre në Instagram.

Jaime, 29 vjeç dhe Maria, 24, filluan të njiheshin me njëri-tjetrin pas roleve që patën si të dashur në seriali hit të Netflix, “Elite”, i cili ndjek jetën e studentëve në një gjimnaz elitar.

Ata më vonë punuan së bashku përsëri në serialin e suksesshëm “La Casa de Papel”, i cili tani është një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave, në Netflix. Aty, Jaime është një prej hajdutëve dhe Maria, vajza e ambasadorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu