Zvicër- Një burrë dhe gruaja e tij kanë lidhur një burrë tjetër në një karrige dhe e kanëmbajtur ashtu për rreth një orë. Ata i kanë shkaktuar lëndime dhe e kanë kërcënuar personin në fjalë. Qëllimi i tyre ishte që ai të pranonte se kishte përdhunuar gruan. Në fund ai u detyrua të pranojë përdhunimin, që nuk kishte ndodhur kurrë

43-vjeçari A.E dhe gruaja e tij 42-vjeçare S.E duhet të përgjigjen para Gjykatës së qarkut Wil të Zvicrës enjten, shkruan 20minuten. Ata akuzohen se së bashku kanë rrëmbyer, plagosur dhe detyruar ish-të dashurin e gruas.

Në përpjekje për ta shtyrë të pranojë, burri e ka detyruar personin në fjalë të kryejë marrëdhënie orale me të, duke e poshtëruar rëndë. Ata e kanë filmuar gjithë aktin. Akuza thotë se ata ishin të vetëdijshëm për veprimet e tyre, transmeton albinfo.ch. Viktima ka pësuar hematoma të shumta në trup dhe ënjtje në zonën e kafkës.

Përveç kësaj, burrin e lidhur e kanë kërcënuar me pincë dhe me thikë. Ai është mbajtur kështu për rreth 90 minuta. Në fund, viktima është detyruar ta konfirmojë përdhunimin, megjithëse ai nuk kishte ndodhur kurrë, njofton Albinfo.ch.

Për burrin, prokurori publik kërkon dënim me burg dhe gjobë. Përveç kësaj, kosovari, sipas prokurorisë duhet të dëbohet nga Zvicra për shtatë vjet.

Ndërsa për gruan, akuza parashikon një dënim me burg me kusht, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, gruaja me prejardhje nga Maqedonia duhet të dëbohet nga vendi për pesë vjet.

Pesha e akuzës për burrin është më e rëndë se sa ajo për gruan, për faktin se burri kishte përdorur dhunë edhe ndaj gruas së tij, përpara veprimeve kundër mikut.

Sipas aktakuzës, ai e ka goditur atë disa herë me grushta, veç tjerash edhe në fytyrë, transmeton albinfo.ch. Qëllimi, në këtë rast kishte qenë që “gruaja të pranonte se ajo nuk ishte përdhunuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu