Disa gorilla në parkun Safari të kopshtit zoologjik në San Diego kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Dyshimet e para thonë se ato janë infektuar nga një punëtor  që kishte rezultuar pozitiv por që nuk kishte shfaqur simptoma.

Parku Safari i konfirmoi rastet pozitive përmes mostrave fekale nga gorillat dhe rezultatet “nuk përjashtojnë përfundimisht praninë e virusit në anëtarët e tjerë të trupës”.

Veterinerët janë duke monitoruar nga afër gjendjen e gorillave që po qëndrojnë në habitatin e tyre. Sipas ekspertëve, gorillat kanë të njëjtat simptoma me njerëzit.

Deri më tani gorillat po trajtohen me vitamina dhe ushqim por jo trajtim specifik për virusin.

Ende nuk dihet se çfarë lloj reagimi  mund të kenë ndaj virusit.  Ekspertët e botës së egër kanë shprehur më parë shqetësimin se efektet mund të jenë të njëjta me njerëzit – pasi ata kanë 98.4% të ADN-së së tyre të njëjtë me njerëzit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu