Leo Messi ishte afër largimit nga Barcelona dhe shumë klube u gëzuan nga ky lajm. Manchester City, PSG dhe Juventusi përgatitën ofertat e tyre, por situata mes kapitenit argjentinas dhe drejtuesve të klubit katalanas u tensionua shumë.

Këta të fundit nuk e mbajtën fjalën dhe “pleshti” zgjodhi të qëndronte edhe një vit në “Camp Nou”, teksa do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Juventusi kishte gati një ofertë tunduese për Barcelonën, por gjithçka u bllokua nga CR7.

Emra si Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro do të përfshiheshin në operacionin e blerjes së Messit. diariogol.com raporton se Cristiano Ronaldon nuk e donte yllin argjentinas si shok skuadre.
Negociatat u ndërprenë, drejtuesit e kampionëve të Italisë respektuan dëshirën e portugezit, duke humbur në këtë mënyrë një rast unik për të parë në një ekip dy legjenda të lojës me top.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu