Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan atë që të gjthë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga bashkëpunimi me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat. “E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe. Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Që prej këtij momenti dyshja nuk janë ndarë fare nga njëri-tjetri dhe gjatë gjithë kohës i shohim bashkë. As në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet plot dashuri, që na i kanë shkrirë zemrat të gjithëve.

Sot, ata nuk i kanë kursyer momentet e ëmbla me njëri-tjetrin teksa kanë nisur ditën së bashku.

Ata shfaqen të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa përqafohen, puthen e përkëdhelen me dashuri, ndërsa niveli i sheqerit na shkoi në qiell!

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu