S’na kishte treguar asgjë më herët, por këngëtarja Dafina Zeqiri na befasoi sot me postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka treguar se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij.

Për pesë javë, Dafina ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej, ndërsa gjithçka e ka filmuar për t’ia treguar më pas mbështetësve të saj.

Këngëtarja ka pasur gjithmonë pranë personat e saj të afërm, ndërsa Dj Geek ka qenë ditë e natë pranë Dafit, duke u kujdesur vazhdimisht për të.

 

 

Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë.

“Kanë qenë 5 javë të gjata”- shkruan Dafina krahas postimit, duke marrë qindra komente të ndjekësve të cilët i urojnë shërim të shpejtë.

Të njëjtën gjë i urojmë edhe ne!

T gjithë po presin me padurim që këngëtarja t’i rikthehet punës në studio e të na sjellë projekte të reja, siç vetëm ajo di!

Projekti i fundit i këngëtares erdhi dy muaj më parë në bashkëpunim me Ylli Limanin, një këngë fiksuese e titulluar “Mos shko”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu