Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak ditësh në familjen Zuka në Pozheran të Vitisë në Kosovë.

Në këtë ngjarje tragjike kryefamiljari Fetah Zuka, i mori jetën gruas së tij Makfire dhe dy djemve të tyre 23 dhe 18 vjeç Hamdiun dhe Arbërin.

Motivet e shuarjes së kësaj familjeje nuk bëhën ende me dije, pasi të afërmit e viktimave kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohuri nëse çifti kishte pasur probleme. Një person thotë në kushte anonimiteti se familja ka qenë e ndarë, pra nëna ka jetuar bashkë me djemtë, ndërsa babai i tyre ka jetuar në nje tjetër lagje pasi që ata ishin në proces të divorcit.

Sipas burimit, arsyeja e divorcit ishte dhuna fizike që babai kishte ushtruar mbi nënën. Familja, sipas burimit, kishte punuar shumë gjatë për të ndërtuar disa shtëpi në Kosovë, e kështu pas ndarjes me vëllezërit asnjëra shtëpi nuk u kishte “rënë hise” familjes. Këtu kishte nisur mospajtimi.

Burimi më tutje saktëson se familja kishte ardhur në Kosovë ndaras: nëna me djemtë me makinë, ndërsa babai i tyre, me avion. Po ashtu djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar më vonë, me paratë e tyre dhe pa kontributin e bashkëshortit/babait të fëmijëve. Ata nuk e kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu