Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet policore mbi vdekjen e Violeta Gurraj. 48-vjeçaria u gjet e pa jetë të hënën, (8 shkurt 2021) në Malësinë e Madhe, brenda banesës së saj, me fytin dhe flokët e prera.

Sipas dosjes së akuzës, tre ditë para ngjarjes së rëndë djali i Violeta Gurraj, Franci, ishte liruar nga burgu i Reçit, dhe ishte vendosur nën masën arrest në banesë nga gjykata e Shkodrës.

Në dëshminë e dhënë para policisë djali i viktimës mësohet se ka pranuar që nuk ka qenë në banesë, në momentin kur ndodhi krimi, pasi ndodhej tek banesa e xhaxhait, megjithëse policia dyshon shumë mbi këto deklarata dhe pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshimet e policisë dhe prokurorisë Shkodër, janë se ngjarja mund të lidhet me shkaqet e konflikteve brenda familjes.

48 vjeçarja rezulton se ka tentuar dhe dy herë vetëvrasjen ndaj dhe  fillimisht u mendua për një vetëvrasje.

Por pas studimit mirë të vendgjarjes policia ka arritur në përfundimin se Violeta Gurraj është vrarë.

Nga informacionet e mbledhura, rezultoi se Violeta Gurraj, në vitin 2015 ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në Familje” dhe “Kundërshtimit me forcë të efektivave të policisë”.

Gurraj në 14 nëntor 2014, ka djegur lehtë kunatën e saj, Luljeta Çulaj dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, shtetases Mande Çulaj.

Nënë e bijë janë trajtuar me raport mjekësor, ndërsa nusja e tyre është marë e pandehur dhe dënuar me 5 muaj burgim. Violeta Gurraj, ka kryer dënimin ne burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, disa vite më parë Violeta Gurraj, kishte humbur dhe bashkëshortin pasi ja kishin vrarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu