Pamje rrëqethëse janë filmuar në morgun e Tiranës, ku kufoma të vdekura nga Covid-19 gjenden të shtrira në dysheme.

Fotot e siguruara nga FaxNews, janë bërë këtë javë dhe dëshmojnë situatën aktuale në të cilën ndodhen spitalet e vendit, si pasojë e pandemisë. Trupat e pa jetë janë të mbuluar me çarçaf dhe ndohen të shtrirë në të gjitha ambientet e brendshme të morgut të Tiranës.


Kujtojmë se ditën e djeshme kreu i PD-së, Lulzim Basha, hodhi akuza të rënda mbi qeverinë, për sa i përket numri të viktimave të raportuara si vdekje Covid. Sipas kryedemokratit qeveria fsheh numrin e të vdekurve me qëllim që të mos bëhet publik dështimi i menaxhimit të pandemisë.

Basha publikoi disa dokumente që pretendon se kanë dalë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat sipas tij tregojnë se numri i viktimave në raport me ato që deklarohen është dyfish.

Sipas numrit një të opozitës, që nga Marsi e deri në muajin Tetor, janë 414 raste vdekjesh nga Covid-19 që janë mbajtur të fshehta. Basha tha se autoritetet për periudhën Mars-Tetor kanë raportuar vetëm 509 raste fatale ndërsa realisht sipas tij, janë 923 viktima nga Covid-19.

Pamjet e siguruara nga FaxNews, janë vërtetë të frikshme dhë dëshmojnë numrin e lartë të personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covidit në vendin tonë ditët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu