Michele dhe Antonella u takuan dhe u dashuruan në poliklinikën e Barit, teksa punonin në repartin e Covid-19. Pas gati një viti, çifti festoi Ditën e ShënValentinit në të njëjtin vend, ku dhe lindi dashuria e tyre.  Ndoshta një histori si shumë të tjera, por fotografia e tyre, në të cilën shfaqen të veshur me veshjet përkatëse, me doreza dhe maska ndërsa puthen bëri xhiron e mediave sociale, shkruan abcnews.al.

Ndërsa miliona njerëz u detyruan të qëndronin në shtëpi, infermierët ishin të gjendje të shiheshin çdo ditë, të njiheshin me njëri-tjetrin dhe të dashuroheshin duke biseduar me njëri-tjetrin përmes një maske. Kjo përvojë ndezi një dashuri, e cila që nga pranvera e kaluar ka vazhduar normalisht. “Ne u takuam gjatë valës së parë në pavionin e Asclepios dhe tani jemi akoma bashkë. Për ne ishte mbase e vetmja gjë e vërtetë e bukur e kësaj periudhe.”, thotë Michelle.

“Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë: dashurinë dhe punën. Takova mjekë, punonjës socialë dhe shëndetësorë, infermierë me të cilët nuk kemi qenë vetëm kolegë por miq, me të cilët kam ndarë gjithçka. Takova dhe të dashurën time dhe për ktë falënderimet nuk do të mjaftojnë, sepse pa Poliklinikën nuk do ta kishim gjetur kurrë njëri-tjetrin.“, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu