Një shqiptare 21 vjeçare nga Zvicra, në dy raste, në dy klinika psikiatrike ka ngufatur dy pacientë. Shqiptarja me prejardhje nga Kosova është e lindur dhe rritur në Zvicër. Ajo kishte sulmuar nga pas një paciente që po shikonte televizorin në qendrën psikiatrike Rheinau në janar 2018 dhe e kishte ngufatur duke e shtrënguar me duar në qafë derisa asaj i ishte errësuar shikimi, transmeton portali informativ nga diaspora, albinfo.ch. Një rast tjetër i ngjajshëm ka ndodhur kur ishte vetëm 17 vjeçare, në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Bazel, kur kishte tentuar të mbyste një pacient djalë, 12 vjeçar.

Pas dy rasteve ajo ka marrë dënim me dhjetë vjet burg dhe masën e dëbimit nga Zvicra për aq vjet. “Për shkak të rrezikut shumë të lartë të recidivitetit (përsëritjes së veprës), është në interes të Zvicrës që ajo të largohet nga vendi”, thuhet në vendimin gjyqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu