Gazetare: Besiana Biçaku

Operator: Bjorgi Hamiti

 

Shën Valentin i bardhë! Kjo fundjavë u përfshi nga reshjet e dëborës të cilat janë prezente thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Një ditë mjaft e veçantë e krijuar nga moti që kombinon me festën. Ndonëse temperaturat janë disa gradë nën zero, sërish qytetarët kanë dalë për të gëzuar këtë ditë të veçantë.

Kemi sjellë pamje dhe intervista nga qendra e qytetit të Elbasanit mbi këtë atmosferë duke pyetur qytetarët se si po e kalojnë këtë ditë.

Elbasani dhe shumë qytete të tjera janë zgjuar sot të mbuluar nga dëbora dhe një pjesë e mirë e qytetarëve kanë dalë për të shijuar këtë pamje të rrallë.

Meteoalb, sqaron se reshjet do të jenë të pranishme në 95% të territorit të vendit dhe se në disa zona, si në verilindje dhe juglindje, dëbora do të kapë trashërinë deri në 30 centimetër.

Edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm deri në fillim të javës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu