Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe, ku rezultojnë të zhdukur tre persona, ka reaguar njëri prej baballarëve të tyre. Nush Pepaj, i ati i Klement Pepaj, në një deklaratë për median është shprehur se janë dëgjuar krisma armësh.

“Janë dëgjuar krisma armësh. Djali nuk më ka thënë që ka pasur konflikte. Erdhi policia në 03:00 të natës dhe na pyeti ku është Keli. Klementi është dënuar nga Franca.

Ministri i Brendshëm të mundësojë çdo mjet për kërkimin e tyre. Djali nuk ka thënë që ka pasur konflikte. Më tha që po dilte në kafe.

Vilson Çutaj ka pasur një konflikt me një kushëri të tijin. Ministri i Brendshëm të mundësojë çdo mjet për kërkimet. Dyshimet e mëdha i kam te Danjeli”, është shprehur ai.

Ndërkohë policia po vijon kontrollet në zonat e thella për gjetjen e trupave të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu