Vrasje me armë zjarri në Fier.

Një person, i identifikuar si Shkëlzen Kastrati, është qëlluar brenda makinës së tij, tip “Mercedes Benz ML” me targa AB 871 AN.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa si pasojë e atentatit mjeti me të cilin lëvizte viktima është përplasur një tjetër automjet.

Sipas asaj që raporton Policia e Fierit, autori është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Range Rover”, i cili u gjet i djegur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Fier, informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu