Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo. Por pas denoncimit të qytetares në polici dhe apelit të bërë në media, zonjës i janë kthyer sendet personale të babait të saj.

Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet COVID, vijojnë që të denoncojnë marrjen e sendeve personale të të afërmve të tyre.

Ditën e sotme një zonjë para spitalit Infektiv, ku kurohen pacientë të prekur me COVID, ka deklaruar para gazetarëve se i kanë humbur sendet personale të babait të saj.

Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo.

‘E kanë çuar nga dje tek Infektivi e kanë çuar tek COVID 3, ke COVID 3 me dhanë vetëm varësen. Babi kishte portofolin me lekë dje erdha me i marrë dhe ajo nuk mi dha se më thotë se nuk ke kartën e identitetit kurse tani thotë i ka marrë goca por unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora vetëm dje me fotografi, dhe portofolin dhe unazën pres që ti marr që ta gjejnë këto këtu. Dje fola me një kryeinfemiere Zana ajo e kishte. Shkova tek COVID 3 dhe vetëm varësen e floririt kam marrë, ja ku e kam. E mora me procesverbal, portofolin dhe unazën nuk i kam marrë akoma, më thanë ja kam dhënë të biijës, por unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër.’- tha zonja.

Por pas denoncimit të qytetares në polici dhe apelit të bërë në media, zonjës i janë kthyer sendet personale të babait të saj.

‘I mora sendet e mia. Erdha dje për ti marrë nuk mi dhanë, ja tani i nxorrën pas denoncimit në polici dhe në media tani i morë. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, por pastaj ma dhën portofolin me lekë. Tani që mi dhanë nuk më thanë asgjë. Kam qenë e para këtu në orën 10 dhe më thanë nuk i ke këtu. Edhe ushqimet nuk i ka marrë babai. Është koordinatorja që i kishte, jo mjekët. Ai është me oksigjen, është i vjetër, por pres të flas me mjekët.’- thotë qytetarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu