Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Rreth një muaj më parë Gjylameti u shfaq publikisht me barkun e rrumbullakosur, ndërsa u konfirmua se ishte shtatzënë për herë të dytë.

Për fat të mirë gjendja e saj është e stabilizuar, teksa po i nënshtrohet kurimit në shtëpi.

Për këtë arsye, Gjylameti ka ndaluar aktivitetin e saj politik në Qarkun e Tiranës.

Për herë të fundit, ajo u shfaq publikisht krah kryebashkiakut Erion Veliaj në Asamblenë e PS në Kombinat, ku u zëvendësua nga Belinda Balluku. Ndërsa Gjylametit iu caktua mbulimi i një zone tjetër në periferi të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu