Oltsen Gripshi, piktori që solli një ekspozitë frymëzuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, që shkaktoi viktima dhe dëme të shumta materiale u shpreh se dëshironte të sillte sadopak ndjesi pozitive pas kësaj fatkeqësie që kaluam. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, piktori tha se ajo që e ka nxitur për të krijuar “Stinët e jetës”, është dhe historia e tij personale, pasi iu shkatërrua shtëpia nga ngjarja e Nëntorit.

Ekspozita që përshtat rrugëtimin e qenies njerëzore në katër stinët e vitit nis me një simbolikë të veçantë dhe personale, jorganin e pajës së nënës së tij. “Është një instalacion në tërësinë e tij. Jam munduar të rrugëtoj midis stinëve, një trinom midis qenies njerëzore, natyrës dhe simbolikës për të përcjellë më të mirën e ndjesive që ka ndikuar dhe krijuar, një përplasje ndjenjash dhe reflektimesh brenda vetes për të shfaqur më pas në një formë më estetike si kjo ekspozitë. Kam dashur ta përkthej në pozitivitet, nuk desha të bie në kurthin e trishtimit.

Padyshim që tërmeti që zgjati ndryshoi krejt faqen e jetës time pasi ishte ndërtuar një folezë, një mirëqenie po papritmas çdo gjë u zerua. Them dhe pjesën tjetër të medaljes që nuk doja të isha peng i kësaj dhimbjeje pasi jeta vazhdon. Kam lujajtur midis simbolikave për të dhënë një mesazh të caktuar, ekspozita ndërtohet në një lloj rrugëtimi midis dimrit, pranverës, verës dhe vjeshtës. Dhe jo më kot e nis me dimrin pasi me të paktat sende që kam shpëtuar nga rrënojat ishte një jorgan i nënës time. Këtë send familjar kam dashur ta zhvesh nga konteksti familjar për t’i dhënë një kuptim dhe për të përcjellë një mesazh.“, tha ndër të tjera artisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu