Gjykata e Tiranës ka dërguar në gjyq një prej policëve që dhunuan përgjatë karantinës në 15 vjeçar.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të liqenit Artificial, ndërkohë që efektivi është dërguar në gjyq për veprimtari arbitrare.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Migena Laska.

Nuk është pranuar kërkesa e avokatit të viktimës për plagosje të lehtë.

Ngjarja ndodhi në muajin maj të 2020, ku i mituri u dhunua me pretendimin se kishte thyer rregullat e karantinës. Sarandi Çobo, ka qenë duke lëvizur me biçikletë jashtë orarit kur është ndaluar nga policia.

Ky akt i rëndë ngjalli mjaft reagime në atë kohë nga mbarë opinioni publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu