Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi R. B., 36 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë pasi në rrugën nacionale Risili-LLakatundë, është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu