Një makinë është djegur gjatë natës në Sarandë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi në fshatin Gjashtë, ku ishte parkuar edhe mjeti tip “benz”.

Shkaku i djegies ende nuk dihet, por paraprakisht dyshohet se është e qëllimshme.Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun u djegies së mjetit dhe për identifikimin e autorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu