Dikur paguhej sa vlen një bluzë e e një palë këpucë të zakonshme. Sot mijëra euro. Është historia frymëzuese e Eduartit, futbollistit nga Librazhdi.

Mjafton ta kesh pasion dhe me përkushtimin e duhur do arrish majat më të larta. Ashtu sikur shumë shqiptarë vijijnë ta ngrenë lart emrin e Shqipërisë, duke na bërë krenarë gjithmonë. Një nga ata që e ka arrit tashmë këtë sukses është Eduart Rroca. Një nga lojtarët më në formë shqiptarë që po shkëlqen aktualisht në kampionatet europiane është Rroca. Mesfushori fantazist është pjesë e Instanbulspor në Turqi.

27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me turqit deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje duke realizuar 5 gola. Ai po kalon një formë të mrekullueshme dhe sipas transfermarkt vlera e kartonit kap shifrën e 750 mijë eurove.

Fat i mrekullueshëm për djaloshin nga Librazhdi që me punë dhe vullnet ia doli. Synimet e tij janë edhe më të mëdha. Nëse sot paguhet mijëra euro në muaj, në fillimet e tij, Rroca kishte vetëm një rrogë modeste. Jo më larg se 7 vite më parë, kur ishte pjesë e Tërbunit, fantazisti kishte firmosur një kontratë prej 600 mijë lekësh të vjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu