Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti ka ndarë me të gjithë sot një lajm shumë të bukur teksa i ka uuar ditëlindjen, bashkëshortes së tij, Edita Ramadanit.

Ai ka postuar një foto të tyre familjare, ku shfaqen së bashku me vajzën, Bellën dhe ka treguar se së shpejti ata do të bëhen katër.

“Urime ditëlindja për dashurinë tonë të jetës… faleminderit që na don e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa… e falemindert shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu dhe një bebe. Dashnia 100”, ka shkruar stilisti duke marrë edhe urime të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë që Valdrini dhe Edita u martuan në vitin 2017 me një dasmë luksoze në Las Vegas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu