Ngjarja e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor ku u vranë dy motrat Kristina dhe Zhaneta Metani nga 59-vjeçari Përparim Ademi vijon të mbetet plot me detaje dhe pikëpyetje mbi marrëdhënien që këto persona kishin bashkë. Djali i Përparimit, Kristo Tela ka publikuar mesazhet kërcënuese që ka marrë pas ngjarjes së rëndë. Gjatë një emsioni televiziv ai tha se është kërcënuar nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrara), i cili sipas tij është betuar për hakmarrje.

“Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh ai i shqetësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu