NEOM do të jetë emri që do ti vendoset qytetit ndërkufitar të propozuar në Provincën Tabuk të Arabisë Saudite veriperëndimore. Ideja ka qenë e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman i cili ka deklaruar se ndërtimi i qytetit të ri do të jetë një projekt 400 miliardë dollarësh.

Projekti në fjalë do të jetë një ndër më i avancuari në botë, teksa do të ngrihet nga hiçi. Salman, i cili shërben gjithashtu si Kryetar i Këshillit për Çështjet Ekonomike dhe të Zhvillimit, Këshillit të Çështjeve Politike dhe të Sigurisë dhe Ministrit të Mbrojtjes ka njoftuar se në qytetin e ri do të jetë e përfshirë edhe teknologjia moderne, ndërsa tha se qyteti i ri do jetë një destinacion i ri turistik në Arabinë Saudite.

Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025. Mësohet se vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, ku do të ketë variacione të ligjeve dhe politikave përfshihen investimet, mënyra e taksimit, tipi i doganave dhe rregullatorët e tregut të punës, të cilat do të përpiqen të inkurajojnë bizneset që do të hapen në vendin e ri.

Kjo iniciativë vjen në kuadër të planit vizionar të vendit “Vision 2030”, ku kërkohet reduktimi varësisë nga karburantet fosile, diversifikmi i ekonomisë dhe zhvillimi i sektorëve të shërbimit publik. Bëhet me dije se Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se New York City e pak më i vogël se shteti Massachusetts.

Burimi: express.co.uk/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu