Ditën e djeshme, në emisionin “Just Dance” tërhoqi vëmendje të madhe një konkurrente 40-vjeçare e quajtur Bela. Bela befasoi të gjithë me performancën, dhe pse kjo e fundit nuk u prit mirë nga Albi Nako.

Ai shpërtheu në komente të rënda e ofenduese kundrejt 40-vjeçares, duke shokuar publikun me fjalët e tij:

“Për mua është personazh tipik i atyre filmave si “Planeti i Majmunëve”. Mendoj që në vend që të garosh me këta të rinj je në një moshë ku më mirë martohu e bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu.”- tha Albi.

I ftuar sot në “Top Albania Radio”, koreografi ka folur për herë të parë pas zhurmës së madhe, duke u justifikuar se gjithçka ishte e inskenuar, dhe të gjithën këtë e kishte bërë vetëm për të bërë Belën “të famshme”.

Ai u shpreh se e gjithë situata ishte e inskenuar për t’i dhënë një mundësi Belës të bëhej e famshme, si dhe të bënte pak spektakël brenda formatit. Nako u shpreh se Belën e njeh prej 20 vitesh dhe ajo punon për të madje ishte ai i cili krijoi koreografinë e saj në “Just Dance” dhe dialogu mes tyre ishte i shkruar fiks si një skript filmash.

Pavarësisht se paska qenë “e planifikuar”, Nako tha që nuk e mendoi që kjo situatë do të komentohej kaq shumë në media dhe rrjetet sociale dhe theksoi se një person nuk bëhet i famshëm duke e lavdëruar por duke krijuar situata si kjo për të tërhequr vëmendjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu