27-vjeçari shqiptar që vrau 5 ditë më parë në Patra Mario Metajn është dorëzuar në polici. Mediat greke raportojnë se shqiptari në prani të avokatit të tij u paraqit në polici ku tashmë nis përballja me drejtësinë.

Ndërkohë që dje u lirua nga gjykata shoku i shqiptarit që u dorëzua. 31-vjeçari u akuzua për nxitje dhe bashkëpunim në vrasje, por avokati i tij tha se ai ishte qëlluar 15 herë me kaçavidë nga viktima dhe vëllai i tij.

Palët e përfshira në konflikt nuk kishin precedent dhe shkak i sherrit dyshohet një përplasje e mëparshme, që përfundoi në vrasje. Policia greke i trembet një hakmarrje të mundshme të familjes së viktimës duke rritur vigjilencën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu