Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport për përballjen me Partizanin. Ballshiotët kishin mundësinë të shënonin të parët me anë të Nemanja Kojic.

Alban Hoxha e ndali nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe Dovedan deklaron: “Gjërat do ndryshonin 100 për qind nëse do ta kishim shënuar penalltinë”. Bylisi ka humbur pesë ndeshjet e fundit dhe normalisht kjo ndikon edhe në gjendjen psikologjike.

“Është e vërtetë që kemi një ngërç psikologjik, por na kanë vjedhur shumë edhe arbitrat. Kujtoni ndeshjen me Vllazninë, kur kishte faull te goli. Me vendimet e tyre nuk na lënë ta ngremë skuadrën në aspektin psikologjik”, tha mes të tjerash Dovedan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu