Dua Lipa shënoi një tjetër moment historik pasi është vlerësuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë për 2021 nga revista “Time”. Ikona e muzikës thotë se është në nder i vërtetë për arritjen e këtij suksesi, ndërsa ka publikuar kopertinën që i ka kushtuar revista, falë kontributit të jashtëzakonshëm në muzikë.

Artikulli për këngëtaren u shkrua nga legjenda e popit Kylie Minogue, të cilën e vlerëson si një yll të ri ‘të ndritshëm’, duke thënë: “Arritjet e saj janë gjithnjë e më të mrekullueshme duke pasur parasysh që ajo është 25 vjeç. Është e sjellshme, e zgjuar dhe unë si miliona njerëz të tjerë i kemi sytë drejt saj dhe presim gjithmonë e më shumë nga Dua Lipa.”
Ky vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Duan bëri që të bëhej pjesë e listës së 100 njerëzve më me ndikim në botë, muzika e së cilës është luajtur në inaugurimin e fundit të presidentit të Joe Biden. “Të kesh një këngë në listën e inaugurimit është vërtet emocionuese – çfarëdo lloj kohe të shikosh nënkryetaren e parë femër. Ndihet sikur luan një pjesë të vogël në të.”, tha Dua për “Time”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu