Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re “We’re good”. Kënga është kompozuar nga Emily Warren, Scott Harris, Sylvester Willy Sivertsen dhe vet Dua.

“We’re good” është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, që i kthen shikuesit prapa në kohën e Titanikut. I gjithë klipi është konceptuar si një ndodhi në një anije e cila më pas përmbyset dhe ka të njëjtin fund si anija e famshme.

“Videoja muzikore është e gati tani! Faleminderit të gjithëve që kanë punuar kaq shumë për ta sjellë në jetë këtë video”, shkroi Dua në Instagram pas publikimit të këngës.

Artistja shqiptare gjithashtu ka njoftuar se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu