Dy të rinjë janë arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi u kapën duke luajtur poker dhe duke pirë kokainë.

Bëhet me dije se dy të rinjtë së bashku me dy të tjerë ku njëri prej tyre është shpallur në kërkim, ndërsa tjetri është proceduar në gjendje të lirë kishin përshtatur lokalin për të luajtur lojëra fati dhe për të shpërndarë lëndë narkotike.

Bëhet me dije se dy të rinjtë e arrestuar janë R.P 21-vjeç dhe  S.M 19-vjeç të dy banues në Shkodër. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.

Kishin përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit.
Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua me sukses operacion policor i koduar “Game Over”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. P., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
S. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në zonën e Vrakës, Boric i Madh, disa persona ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe shpërndanin lëndë narkotike, kanë ushtuar kontroll në ambientet e këtij subjekti.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojën e pokerit, të cilën po e organizonte shtetasi G. Sh.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në lokal janë konstatuar një tavolinë pokeri, dy makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra që përdoren për lojërat e fatit.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj personave që ndodheshin në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë, shtetasit S. M. i kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa shtetasit R. P. iu gjet një sasi e konsiderueshme parash.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjeten 9 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu