Dy lëkundje tërmeti në Durrës, ja sa ishin magnitudat

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Raportohet se tërmetet ishin me magnitudë 3.2 dhe 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua rreth orës 04:00, ndërsa i dyti 30 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu