Detaje tronditëse janë zbardhur së fundmi nga ngjarja e rëndë në Xhafzotaj, ku një 65-vjeçar mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur, vëllezër me njëri-tjetrin.

Mësohet se ata janë sulmuar me thikë nga hajduti i misrit.

Janë zbardhur identitetet e dy vëllezërve në Xhafzotaj të Durrësit, të cilët janë sulmuar me thikë nga një person. Mësohet se vëllai që ka ndërruar jetë është Fiqiri Musa Çalliku ndërsa Fadil Muas Çalliku ngeli i plagosur.

Dy vëllezërit kishin shkuar te toka që kishin mbjellë misër për ta ruajtur pasi ditë më parë ata i kishin vjedhur. Aty janë përballur me hajdutin dhe ai i ka goditur me thikën që priste misrin.

Pas kësaj në vendngjarje ka mbërritur djali i njëri prej vëllezërve dhe i ka gjetur të gjakosur në mes të arës.

Menjëherë janë dërguar në spital, por i moshuari nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra.