Armando Beqiri, shqiptari i cili u ekzektua disa ditë më parë pranë shtëpisë së tij dyshohet se është vrarë nga një bashkëkombës i tiji.

Mediat në Reikjavik shkruajnë se Beqiri është vrarë nga një shqiptar, ndërsa ditën e shtunë u arrestuan dy shqiptarë, njëri prej të cilëve është liruar sot dhe tjetri do të qëndrojë në qeli.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona nga 7 shtete të ndrysheme, Shqipëria, Islanda, Portugalia, Lituania, Estonia dhe Rumania.

Në mesin e të arresturve është edhe Anton Kristinn, islandez, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë. Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë dhe apeloi urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare.

Vetëm disa minuta para mesnatës tee së Shtunës, policia islandeze mori një raport se një burrë ishte qëlluar për vdekje jashtë një shtëpie në Rauðagerði. Viktima ishte Armando Beqiri, i cili sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po i drejtohej portës së shtëpisë, por vdiq në vend si pasojë e një breshërie me armë zjarri.

Beqiri kishte lindur më 16 shkurt 1988, me origjinë në Tepelena, dhe do të festonte ditëlindjen e tij të 33-të me gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën e tyre, por që nuk mundi, pasi u vra vetëm disa ditë më parë.

Armando punoi për një kompani të quajtur Top Guard ehf., e cila merret me sigurinë, ndërkohë që pronarët janë identifikuar si Vladimir Avramovic dhe Goran Kristján Stojanovic. Armando u përshkrua nga miqtë dhe kolegët si një njeri punëtor, i ndershëm, miqësor dhe i besueshëm. Një fqinj tjetër tha, megjithatë, se kishte pasur shumë udhëtime të dyshimta pasi familja u zhvendos dhe se njerëzit shpesh vinin e dilnin nga shtëpia.

Për vrasjen u raportua se nuk ishin dëgjuar të shtëna arme, çka sjell dyshimet se ekzekutimi ka qenë i mirë organizuar, dhe është përdorur armë me silensiator.

Autoritetet kanë ngritur dyshime se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë konflikt të vjetër për drogë. Sipas Margeir Sveinsson, shefi i policisë, një prej të arrestuarve është qitësi, por nuk përjashtohet mundësia që më shumë se një person të ketë qëlluar mbi shqiptarin. Ndërkohë hetimet vijojnë, teksa autoritetet e konsiderojnë çështjen e shqiptarit, si më të vështirën e viteve të fundit.

Të arrestuarit e tjerë që janë të huaj kanë punuar për Anton Kristinn, i cili raportohet se ishte në një pozicion të vështirë në botën e krimit këto ditë pasi akuzohej se kishte qenë informator policie për vite me radhë. Të huajt thuhet se janë sjellë në Islandë për të mbrojtur Antonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu