E akuzoi se ndan çifte, Xheisara i përgjigjet Xhensila Peres/ Mos bëj si Nënë Tereza

Një deklaratë e bërë së fundmi nga Xhensila Pere ndaj këngëtares së njohur Xheisara, është bërë shkak që kjo e fundit të reagojë ashpër në rrjete sociale. Ish banorja e Big Brother u shpreh në emisionin “Expuls” se ishte zhgënjyer nga Xheisara se “nuk më pëlqen që bëhet gjithmonë sebep për ndarje çiftesh”.

Deklarata e saj ka të bëjë me lajmet që qarkulluan një vit më parë se këngëtarja ka ndërhyrë mes Romeo Veshajt dhe Jonida Maliqit. Xheisara ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku i drejtohet Peres duke thënë që të heqë dorë nga të qenarit Nënë Tereza.

“E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës tek Expuls. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja imë prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit Nënë Tereza dhe merakosu për burrin tënd dhe lej burrat e botës se e gjejnë direkt ngushëllimin!”është shprehur ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu