Katër persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një lokal në Krujë, për të dhunuar një djalë të ri.

Sipas informacioneve të Syri Tv, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë stacionit të policisë në Krujë.

Duke i kërcënuar me armë, ata u kanë kërkuar klientëve të lokalit që të mos lëvizin dhe më pas kanë kapur të riu, identiteti të cilit nuk bëhet i ditur dhe e kanë dhunuar.

Pasi e kanë qëlluar disa herë më shkopinj dhe me shkelma, të maskuarit janë larguar nga lokali.

Lidhur me këtë ngjarje, akoma nuk ka një njoftim nga Policia e Krujës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu