Miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jereva, është anuluar për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.
Kujtojmë se nominimi ynë për Euro 2016 u bë i mundur për shkak të fitores 3-0 ndaj Armenisë.
Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).
Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu