Shqipëria me 8 pikë në grup luan sot, në orën 16:00, finalen për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës presin Bjellorusinë, e cila ka dy pikë më shumë se Shqipqeria, në stadiumin “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit.
Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, teksa trajneri italian i kombëtares ka vendosur për “luftëtarët” që do e nisin ndeshjen e sotme si titullarë. Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.
Ashtu siç pritej, Qazim Laçi do të jetë zëvendësuesi i “pitbullit” Abrashi, teksa Albi Doka do të zërë vendin e Hysajt. Myrto Uzuni ka përfunduar në stol, teksa si titullar do ta nisë Hysen Memolla. Sulmi nuk ndryshon dhe dyshja Manaj-Cikalleshi kanë detyrim shënimin e golave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu