Blerta Josifi, e mbijetuara e ngjarjes horror që ndodhi në Kombinat, duket se i është rikthyer jetës normale.

Ajo u gjet në gjendje kritike në banesë, ndërsa tani, pas një lufte të vështirë me vdekjen dhe rikthimin në realitet, ajo ka arritur të dalë nga gjendja kritike.

Sipas burimeve për mediat, ajo ka gati një muaj që është punësuar si arkiviste pranë Arkivave të Shtetit dhe thuhet se po jeton në banesën ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, atje ku ajo humbi nënën dhe motrën.

Kujtojmë që vjet kjo ngjarje e tronditi gjithë vendin dhe opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta në banesë, pas vetëflijimit me shpresën se do të arrinin Ringjalljen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu