Një ngjarje e pazakontë ka habitur efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit, kur paraditen e sotme ata kanë ndaluar rastësisht për kontroll një mjet tip ‘Toyota’.

Mjeti të cilin ata kishin ndaluar për kontroll, ka rezultuar se sapo ishte vjedhur në Shijak.

“Sërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu