Banorët e një qyteze në Liguria të Italisë, Camogli, janë bërë dëshmitarë të një pamje të pazakontë.  Për shkak të rrëshqitjes së dherave, një pjesë shkëmbore ka rënë në ujë. Por, bashkë me shkëmbinjtë, deti është mbuluar edhe me qindra arkivole.

Raportohet se mbi 200 arkivole përfunduan në det, ku disa prej tyre u shkatërruan dhe të tjerat u mblodhën me vështirësi nga forcat e rendit.

Varrezat e Camogli, pikërisht për pamjen mahnitëse që dhurojnë, janë bërë të njohura edhe përtej Italisë.

Autoritetet, duke ditur paqëndrueshmërinë e terrenit, kishin miratuar punime me vlerë 400 mijë euro për të siguruar varrezat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu