Trupi i një fëmije 22 muajsh është gjetur pas 2 vitesh në një pusetë nga disa fëmijë që po kërkonin një top të humbur. Trupi djalit ishte i infektuar me magot (një lloj krimbi) dhe dhëmbët e tij ishin të hequra nga pincat disa ditë para se të vdiste.

Orderick Lucas u zhduk në 24 Mars 2019 nga shtëpia e tij në Kejptaun, Afrika e Jugut. Sipas mediave të huaja, djali para se të vdiste, vuante nga kequshqyerja, ulcera në organin gjenital dhe në gojë dhe kishte një krah të thyer. Kur u gjet në puset, trupi i tij ishte i dekompozuar aq keq sa nuk mund të përcaktohej shkaku i tij i vdekjes.

Trupi i tij i pajetë ishte i mbushur me krimba kur u zbulua nga fëmijët. Nëna e tij Davidene nuk kishte kujdestarinë e asnjë prej katër fëmijëve të saj në kohën kur Orderick vdiq. Orderick dhe vëllezërit e tij binjakë u vunë në kujdestari të gjyshes së tyre. Melvyn Volkwyn, një mik i Davidene, po gjykohet për vrasjen e Orderick.

Davidene dëshmoi se Orderick e kishte lënë me Volkwyn dhe ajo kishte shkuar për të blerë drogë. Volkwyn mohon të ketë vrarë vogëlushin dhe gjyqi vazhdon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu