Ngjarje e rëndë në Elbasan. Pas një sherri në familje, djali i ka vendosur flakën shtëpisë.

Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë në trup disa nga familjarët, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu rreth 25-vjeç i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.

Burime bëjnë me dije se Ndriçim Zekthi ka kërcënuar fqinjin se do ta digjte pas një problemi që kanë pasur mes tyre.

Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë.

Ndërsa gruaja është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu