Gentian Qarri humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndërsa u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga një automjet ndërsa ecte në rrugë. Në vendngjarja siç shikohet edhe nga pamjet filmike kanë shkuar edhe prindërit e viktimës, të cilët nuk kishin dijeni për ekzekutimin e djalit të tyre.

Skena e ngjarjes është shoqëruar me lotët e nënës së viktimës, ndërsa policia ka nisur sekuestrimin e pamjeve filmike nga kamerat e rrugës që mund të kenë siguruar momentin e vrasjes.

Ndërkohë që policia ka ngritur edhe postoblloqe në rrugën Levan-Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu